Data 13 shkurt shënon Ditën Ndërkombëtare të Radios. UNESCO e ka shpallur këtë festë për të promovuar radion si mediumin dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron.
13 shkurti është zgjedhur pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emituar programin e parë. Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon në fjalët e tij për radion ka pohuar se radioja luan një mision të mirëfilltë në argëtim, edukim, informim, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në gjithë globin.