Most Viewed

Categories

PSG e transmetoi mbrëmë ndeshjen në Facebook

Paris Saint Germain ka transmetuar mbrëmë ndeshjen ndaj Manchester United në faqen e saj në Facebook. Kjo ka mundur të shihet në disa shtete, jo edhe në Kosovë.

Por, sipas Le Parisien , ai e bëri atë pa pasur të drejta transmetimi. Kjo pasi që në Francë të drejtën ekskluzive për ndeshjet e Champions League e ka vetëm RMC.

Ky gjigant televiziv paguan 350 milionë euro në vit për të drejtat televizive në Francë të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës.

RMC Sport ka nisur iniciativat e para për të paditur skuadrën franceze për pirateri. Raportohet se ndaj PSG-së do të kërkohen në gjykatë miliona euro.

Forgot Password