Në Ulqin qëndroi për vizitë pune Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale Kemal Purishiq . Në takimin me kryetarin e komunës Loro Nrekiqidhe bashkëpunëtorët e tij u bë fjalë për problemet sociale , mundësinë e bashkëpunimit intensiv ndërmjet administratës lokale dhe Ministrisë në fjalë me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira për qytetarët të cilët janë shfrytëzues të shërbimeve të Qendrës sociale dhe kategorive te rrezikuara si dhe për mekanizmat që bashkëpunimi të rritet në nivel edhe më të lartë. Bashkëbiseduesit theksuan nevojën e bashkëpunimit me qëllim të arritjes së efekteve sa më të mëdha për ofrimin e ndihmës sociale dhe përkujdesjes .U fol për mundësinë e punësimit të personave me invaliditet, për hapjen e një Qendre për të moshuarit pa përkrahje, por dhe per mbeshtetjen e hapjes së një guzhine popullore.Në takim u fol po ashtu për skamnorët dhe lypsat të cilët janë të shumtë në numër gjatë stinës së verës ,por dhe për çështje të tjera që janë në kopetenca të kësaj ministrie. Në kuadër të vizitës Ministri Purishiq , Drejtori i Fondit të Pensionistëve dhe sigurimeve invalidore Dushan Peroviq dhe zyrtari për çështje sociale Kushevija të shoqëruar nga Kryetari i Komunës vizituan Qendrën për punë sociale , Qendrën ditore për fëmijë me pengesa dhe vështirësi në zhvillim ,,Sirena,, dhe Pushimoren e pensionistëve që është duke u rekonstruuar dhe zgjeruar .Ata patën rast që të njihen më përsëafrmi me punën e këtyre institucioneve