Most Viewed

Categories

Edita Tahiri -I papranueshëm diskutimi për shkëmbim territoresh dhe ndryshimin kufinjsh mes Kosovës dhe Serbisë.

Ish Zëvendëskryeministrja dhe krye negociatorja e Kosovës në Bruksel në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri në një interviste ekskluzive me Radio Elitën e konsideron të papranueshëm diskutimin për shkëmbim territoresh dhe ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj ndryshimi i kufijve sjell jo stabilitet dhe luftëra. Ajo thekson se ata kufij janë të lagur me gjakun e shqiptarëve që ranë për liri. Për ish ministren e punëve të jashtme të Kosovës Edita Tahiri, një ekip i Unitetit të Kosovës me një platformë të qartë e me vija të kuqe, do të mund të ishte i suksesshëm në marrëveshjen finale me Serbinë që do të sillte njohjen reciproke të vendeve. Kjo do të përforconte edhe më shumë të ardhmen evropiane të shteteve të Ballkanit perëndimorë.
Intervistën mund ta ndiqni live në ora 15:00 dhe ritransmetimin në ora 18:00. Frekuenca 93.9 fm si dhe live stream në internet.
Link 👇
http://radioelita.moj-radio.stream

Forgot Password