Most Viewed

Categories

Kalendari historik, 20 shkurt

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 20 shkurt.

20 shkurt 1872 – Në Nju-Jork të ShBA-së hapet Muzeu i Arteve Metropolitan (Metropolitan Museum of Art), i cili është njëri prej muzeve më të mëdha dhe më të rëndësishme në botë.

20 shkurt 1914 – Në Stamboll hyri në shërbim tramvaji i parë elektrik. Tramvajet e parë në Stamboll, kishin nisur të përdoreshin në vitin 1860. Këto tramvaje tërhiqeshin me kuaj, kurse në vitin 1914 u zëvendësuan me tramvajet elektrike.

20 shkurt 1970 – Presidenti i Turqisë i asaj kohe, Xhevdet Sunaj (Cevdet Sunay) dhe Kryeministri, Sylejman Demirel (Suleyman Demirel) me një ceremoni të organizuar hodhën themelet e urës mbi Ngushticën e Bosforit. Ndërtimi i kësaj ure që lidh kontinentet e Azisë dhe Evropës, përfundoi brenda 3 vitesh. Kjo është njëra prej tre urave të varura mbi Ngushticën e Bosforit që lidh Detin e Zi me Detin Marmara.

20 shkurt 1988 – Në Rajonin Autonom të Karabakut Malor të Azerbajxhanit u mbajt referendumi për t’u bashkuar me Armeninë. Kjo ngjarje u bë shkak për fillimin e Luftës së Karabakut mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

 

 

Forgot Password