Most Viewed

Categories

Interesim i madh i kompanive turke për investime në Mal të Zi. Takim Markoviq-Ozan

Mali i Zi dhe Turqia kultivojnë marrëdhënie të forta miqësore te cilat do të avancohen edhe më shumë me forcimin e bashkëpunimit ekonomik. Kështu u tha në takimin që Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq pati ambasadoren e Turqisë Songul Ozan. Kreu i ekzekutivit Markoviq ka theksuar se Mali i Zi krahas prioriteteve strategjike punon shumë edhe në zhvillimin e ekonomisë duke shtuar që me rëndësi është vazhdimi i rritjes ekonomike, hapja e vendeve të reja të punës dhe tërheqja e investitorëve të huaj. Ai e ka vlerësuar si shumë pozitive rritjen e interesimit të kompanive turke për investime në Mal të Zi, ndërkaq ambasadorja Ozan ka thënë se Mali i Zi gjithnjë e më shumë po bëhet i njohur në Turqi si për nga potencialet turistike ashtu edhe ato ekonomike. Ambasadorja Ozan ka shtuar se kompanitë turke janë të interesuara për investime në aeroporte, bujqësi, shëndetësi dhe industrinë e tekstilit. Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord se Mali i Zi ka një rol konstruktiv në rajon dhe vepron në drejtim të arritjes se kompromiseve përmes dialogut. Ambasadorja Ozan po ashtu ka lavdëruar Malin e Zi për ruajtjen dhe kultivimin e harmonisë shumë etnike dhe shumë konfesionale. Bashkëpunimi midis dy vendeve do te forcohet edhe me shumë përmes partneritetit në NATO ku si aleatë, këto dy vende do të kontribuojnë në ruajtjen e rrjedhave demokratike u tha në takimin e parë zyrtarë të kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq me ambasadoren e Turqisë Songul Ozan…

Forgot Password