22 shkurt 1819 – Spanja ua shiti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Floridën për 5 milionë dollarë.
22 shkurt 1819 – Në Francë filluan revolucionet e punëtorëve, të cilat shkaktuan trazira në Evropë për dy vjet. “Revolucionet e vitit 1848”, që filluan në Francë e që brenda një kohe të shkurtë u përhapën në tërë Evropën, ishin një reagim i punëtorëve evropianë ndaj vonesës së reformës të tokës, fillimit të prapambetjes në bujqësi dhe pasurimit edhe më të madh të borgjezëve. Këto revolucione shkaktuan ndryshimin e udhëheqjes në shumicën e vendeve evropiane, si dhe sollën themelimin e “Republikës së Dytë” në Francë.
22 shkurt 1933 – Në Stamboll ndodhi ngjarja e njohur si “Ngjarja Vagon-Li”. Kjo ngjarje filloi kur drejtori i përgjithshëm i kompanisë e qortoi nëpunësin e tij Naxhi (Naci) Beun për përdorimin e gjuhës turke në punë duke i thënë se gjuha zyrtare e kompanisë është gjuha frënge. Ndërkaq Naxhi Beu dëbohet nga puna dhe e gjobitet. Me pasqyrimin e kësaj ngjarjeje në media, studentët, në mesin e të cilëve ishin edhe emrat e shquar si Pejami (Peyami) Safa dhe Xhahit (Cahit) Arf, u mblodhën para zyrës së kompanisë në Bejollu (Beyoğlu) të Stambollit dhe organizuan protesta kundër kësaj ngjarjeje, e cila u përshkallëzua edhe më shumë. Pas këtyre ngjarjeve kompania u detyrua të kthejë në punë Naxhi Beun, ndërsa shumica e kompanive të huaja që kishin zyrat në zonën Pera të Stambollit, ku jetonin në mënyrë të ngjeshur pakicat dhe jomyslimanët, filluan të përdorin emra në turqisht për kompanitë e tyre dhe nisën një fushatë të quajtur “Qytetar, fol turqisht”. Kompania “Vagon-Li” më vonë u shtetëzua sikurse shumica e kompanive të huaja të mbetura nga periudha e Shtetit Osman.
22 shkurt 1944 – Avionët luftarakë amerikanë gabimisht bombarduan qytetet holandeze Nijmegen, Arnhem, Enschede dhe Deventer. Vetëm në Nijmegen vdiqën nga ky sulm 800 persona.
22 shkurt 1962 – Në Turqi u ndërmor një tentativë për grusht shteti. Komandanti i Akademisë Ushtarake Tokësore në Ankara, koloneli Talat Ajdemir (Aydemir) dhe shokët e tij, tentuan të bëjnë një grusht shteti, i cili u shtyp. Oficerët pjesëmarrës në këtë tentativë u pensionuan, ndërkaq disa oficerëve të lartë iu ndryshua vendi. Qeveria mbajti premtimin dhe fali puçistët.