Most Viewed

Categories

Çfarë ka ndodhur më 23 shkurt?

23 shkurt 1904 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 10 milionë dollarë e blenë të drejtën e kontrollit ndaj zonës së Kanalit të Panamasë.

Ndërkaq në këtë ditë në vitin 1918 Lev Trocki themeloi “Ushtrinë e Kuqe”. E themeluar për të luftuar kundër ushtrisë së perandorisë ruse, kjo ushtri me fillimin e trajnimeve të punëtorëve dhe fshatarëve më 23 shkurt 1918 u kthye në ushtri të rregullt. “Ushtria e Kuqe” e udhëhequr nga Trocki, luftoi kundër “Ushtrisë së Bardhë” pro-cariste dhe kundër “Terrorit të Bardhë” të tyre. Fjala “e kuqe” simbolizonte klasën punëtore, ndërsa ky emër u ndryshua në vitin 1946 në Forcat e Armatosura të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike.

23 shkurt 1919 – Benito Musolini themeloi Partinë Fashiste të Italisë.

23 shkurt 1921 – Në Londër u mbajt një konferencë për të ndryshuar Traktatin e Sevrës. Kjo konferencë përfundoi më 12 mars pa arritur në ndonjë marrëveshje.

23 shkurt 1944 – Regjimi i Bashkimit Sovjetik filloi me internimin e tërë popullatës çeçene dhe ingushetiane drejt stepave të Azisë Qendrore dhe Siberisë. Rreth 500-700 mijë çeçenë dhe ingushetianë u detyruan të udhëtojnë në kushte mjaftë të vështira. Supozohet se 13 vite më vonë, kur u lejua kthimi i tyre, 1/3 e njerëzve të internuar kishte vdekur.

23 shkurt 1945 – Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruajnë marrëveshjen dypalëshe për ndihma.

23 shkurt 1945 – Turqia i shpalli luftë Gjermanisë naziste dhe Perandorisë së Japonisë.

 

23 shkurt 1994 – Hynë në shërbim rrjetet e telefonisë së lëvizshme (GSM). Në këtë ditë në Turqi u realizua biseda e parë me telefona celularë.

Forgot Password