Dua Lipa ka nisur mbar vitin 2019 duke fituar dy çmime ‘Grammy’ dhe një në ‘Brit Aëards’.
Këngëtarja shqiptare ka deklaruar se e gjithë kjo ende i duket si një ëndërr dhe e ka të vështirë ta besoj që ka ndodhur, shkruan Indeksonline.
Në një postim të radhës që ka bërë në llogarinë e saj në ‘Instagram’ Dua me një paragraf ka përshkruar mbrëmjen e ndarjes së çmimeve ‘Brit Awards’ që u mbajt në Londër.
“Kam takuar heroin tim, fitova një Brits, jam argëtuar me familjen time deri në orët e para të mëngjesit, një natë e mrekullueshme në Brits” ka shkruar Dua në imazhet e publikuara./Indeksonline/