Bashkëpunimi midis TIKËS dhe ministrisë së arsimit të Malit të Zi do te vazhdoj edhe gjate vitit 2019 u tha në takimin që Koordinatori i TIKËS për Malin e Zi Enver Resuglolari pati me ministrin e arsimit Damir Shehoviq. Në takim u përmendën projektet e realizuara deri tani siç janë: adaptimi i shkollës 29 Nëntori në Dinoshë të Malësisë, adaptimin e palestrës sportive në shkollën 25 Maji në Tuz, atë të institucionit para shkollorë në Stara Varosh. Po ashtu TIKA ka ndihmuar edhe blerjen e kompjuterëve për gjimnazin 30 Shtatori në Rozhajë, projekte këto që kalojnë shifrën mbi 300.00 mijë euro. Në takim, ministri Shehoviq ka shprehur gatishmërinë e ministrisë që të marrë pjesë në të gjitha projektet e TIKËS edhe për vitin 2019-të me qëllim që arsimit ti sigurohen kushte sa më optimale. Ai po ashtu ka falënderuar TIKËN për ndihmën e pa kursyer që ka dhënë për sistemin shkollorë në Mal të ZI. Ndërkaq koordinatori i TIKËS Resuglolari tha se TIKA pikërisht bashkëpunimin më të suksesshëm në Mal të Zi e ka me ministrinë e arsimit. Ai theksoi se TIKA ka evidentuar edhe disa projekte të tjera ku do të jetë e fokusuar këtë vit. Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord që në muajt e ardhshëm të vlerësohet nevojat infrastrukturore të shkollave dhe pas hartimit të projektit të caktohet shuma e investimeve. Investimet në këto shkolla do te bëhen gjatë pushimeve verore u tha në takim.