Në Ulqin qëndroi për vizitë zyrtare Koordinatori i Agjencisë turke ,,TIKA,, Enver Resulogullari me bashkëpunëtorë. Ata u pritën nga kryetari i Komunës Loro Nrekiqi, kryetari i Kuvendit Dr.Ilir Çapuni, nënkryetarët dhe
sekretarët.Kordinatori Enver Resulogullari duke falenderuar ne pritje tha se dokumentacioni i hamamit dhe Xhamisë së Namazhgjasë në qytetin tonë kanë përfunduar dhe se realizimi i tyre është përfshirë në planet e Agjencisë për vitin 2019-2020.Krahas këtyre projekteve TIKA si deri më tani , do të përkrahë dhe projekte të tjerë në komunën e Ulqinit. Kryetari i komunës vleresoi bashkëpunimin që Ulqini ka me Agjencinë Turke për Zhvillim dhe me Ambasadën e Turqisë. Ai nënvizoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe shtoi që investitorët turq janë tejet të interesuar për të investuar në komunën e Ulqinit. Ai po ashtu falenderoi Tikën për fillimin e realizimit të këtyre projekteve dhe tha se komuna mbetet në dispozicion të përshpejtimit dhe realizimit sa më të shpejtë të këtyre projekteve. Falenderime Agjencisë Tika i shprehu dhe Kryeimami i Bashkësisë Islame Ali
Efendi Bardhi dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takimin e hapur dhe miqësorë u fol edhe për projekte të tjera në komunën tonë ku përkrahja nga ana e Tikës do të ishte e mirëseardhur. Para sëgjithash u përmënd ndihma për realizimin e studios së TV Ulqini,pajisja me teknologji bashkohore e sallës së Kuvendit , riparimi i SHtëpisë së Pashës , Beledijes etj. Kordinatori Enver Resulogullari tha se përkrahja jonë nuk do të mungojë dhe se Agjencia të njoftohet me projektet e këtyre objekteve.