Most Viewed

Categories

Kalendari historik, 26 shkurt

 

  • 26 shkurt 1925…Shfuqizohet grupi i duhanit… Perandoria Osmane, që filloi rrëzimin së bashku me luftën e Krimesë, deklaroi se nuk do të mund të shlyente borxhet. Pas kësaj u krijua një grup prej 3 bankash të huaja për të marrë nga burimi taksat e mbledhura në shkëmbim të borxheve. Ky grup i quajtur “Reji”, filloi ta blejë duhanin e prodhuar në vend me çmimin që kishte përcaktuar vetë. Fshatarët nuk mund të ndanin as duhanin për konsumin e vet. Ashtu si duhani, ky grup mblidhte edhe taksën që merrej nga kripa e kafeja. Ky grup, duke krijuar edhe krah të armatosur e shtypte prodhuesin, madje pretendohet se në periudhën 42-vjeçare u bënë shkak për vdekjen e rreth 20.000 njerëzve. Me themelimin e Republikës së Re të Turqisë, për ti dhënë fund këtij monopoli në fillim më 26 shkurt 1925 u shfuqizua ky grup dhe më pas u ble më 1 mars 1925.
  • 26 shkurt 1985Tarik Akan, një pre aktorëve më të rëndësishëm të kinematografisë turke fitoi “Çmimin Special të Jurisë” në Festivalin e 35-të të Filmit në Berlin. Akanit ky çmim iu dha për rolin në filmin “Pehlivan” me regji të Zeki Okten. Por Tarik Akan, që shihej si i pakëndshëm për shkak të qëndrimit të tij në grushtshtetin e 12 Shtatorit, nuk mundi të shkojë të marrë çmimin pasi nuk iu dha pasaportë.
  • 26 shkurt 1992… Grupet e armatosura armene hynë në qytetin Hoxhali të Azerbajxhanit dhe vranë 613 turq azerbajxhanas. Kjo ngjarje, që u shënua në histori si “Masakra e Hoxhalisë”, ndodhi gjatë “Luftës së Karabakut”, e cila vazhdonte ndërmjet turqve që janë kundër dhe armenëve që kërkojnë të aneksonin krahinën autonome të Karabakut me Armeninë. Organizata e Monitorimit të të Drejtave të Njeriut e cilësoi Masakrën e Hoxhalisë si masakrën më gjithëpërfshirëse civile, që ka ndodhur deri më tani, që prej pushtimit të Karabakut Malor. Në sulm humbën jetën 613 turq azerbajxhanas, 106 prej tyre gra dhe 83 fëmijë.
  • 26 shkurt 2004… Kryetari i Shtetit të Maqedonisë, Boris Trajkovski humbi jetën së bashku me 8 persona të tjerë, si pasojë e rënies së avionit që i transportonte në afërsi të qytetit Mostar të Bosnjë-Hercegovinës. Në vend të Trajkovskit, më 12 maj, kaloi Branko Srvenkovski.

 

Forgot Password