Most Viewed

Categories

Përcaktohen fituesit e çmimeve Oscar

Në Los Angeles mbrëmë u mbajt ceremonia e 91-të e ndarjes së çmimit më prestigjoz të filmit Oscar.

Ceremonia për herë të parë pas 3 dekadash mbahet pa moderatorët klasik ndërsa këtë herë vende gjetën edhe komunitetet që më parë nuk kishin gjasa.

Oscari është ndarë për gjithsej 24 kategori ndërsa çmimin për filmin më të mirë e fitoi “Green Book”, një rrëfim biografik të pianistit afro-amerikan të xhazit Don Shirley dhe shoferit dhe truprojes së tij të bardhë.

Ekipi i po këtij filmi fitoi çmimin edhe për fotografinë më të mirë të filmit ndërsa Mahershak Ali për rolin e “Shirley” mori çmimin për rolin më të mirë dytësor.

Ceremoninë në teatrin Dolby e hapi grupi i njohur Queen ndërsa filmi amerikano-meksikan “Roma” fitoi çmimin e filmit më të mirë të huaj dhe u shpërblye për kinematografinë më të mirë.

Regjisori i “Roma” Alfonso Cuarton fitoi çmimin e regjisorit më të mirë.

“I jam mirënjohës Akademisë që njohu filmin që është përqendruar në jetën e një gruaje, një nga një milion punëtorë vendorë që janë pa të drejta”, ka thënë Cuaron.

Djali i emigrantit egjiptian Rami Malek fitoi çmimin Oscar për rolin më të mirë në filmin “Bohemian Rhapsody“, historinë për Freddi Mercury.

Filmi “Bohemian Rhapsody“ mori më së shumti çmime Oscar, gjithsej katër dhe është filmi më i shpërblyer me çmime.

Oscari për rolin më të mirë për femra iu nda Olivia Colman për rolin e mbretëreshës Anna në dramën “The Favorite” të Yorgos Lanthimos, për të cilën ai fitoi dhe çmimet BAFTA dhe Globin e Artë.

Filmi më i mirë: Libri i Gjelbër: Jetëpërshkrim (Green Book)

Roli kryesor mashkull: Rami Malek (Bohemian Rhapsody)

Roli më i mirë femër: Olivia Colman (The Favourite)

Roli dytësor mashkull: Mahershala Ali (Libri i Gjelbër: Jetëpërshkrim)

Roli dytësor femër: Regina King (If Beale Street Could Talk)

Regjia: Alfonso Cuaron (Roma)

Skenaret origjinale: Libri i Gjelbër: Jetëpërshkrim

Skenaret e adoptuara: Anëtari me ngjyrë i KKKlanit

Filmi në gjuhë të huaj: Meksiko – Roma

Fotografia: Roma

Montazhi: Bohemian Rhapsody

Skenografia: Black Panther

Kostumografia: Black Panther

Grimi: Njeriu nga hija

Zërimi origjinal: Black Panther

Kënga origjinale: “Shallow”

Zëri: Bohemian Rhapsody

Montazhi i zërit: Bohemian Rhapsody

Efektet vizuale: Njeriu i parë

Filmi i animuar: Spider-Man: Spider-Man – Into the Spider-Verse

Filmi i animuar i metrazhit të shkurtër: Bao

Filmi dokumentar: Free Solo

Filmi dokumentar i metrazhit të shkurtër: Period. End of Sentence.

Filmi i metrazhit të shkurtër: Skin / (AA)

Forgot Password