Most Viewed

Categories

Kalendari historik, 27 shkurt

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 27 shkurt.

 

  • 27 shkurt 1863… U hap në Atmeydani të Stambollit ekspozita e parë e pikturës në Turqi. Sulltan Abdylazizi dha mbështetje për hapjen e ekspozitës. Në mesin e shekullit të 19-të, në tërë botën dominonte rryma e organizimeve të ekspozitave dhe panaireve. Shembujt e ekspozitave, që organizoheshin shpesh në Perëndim, shiheshin me interes edhe në Perandorinë Osmane. Sulltani osman, Abdylmexhiti kishte marrë pjesë në panairet e zhvilluara në Londër dhe Paris. Pas vdekjes së Abdylmexhitit në fron hipën Abdylazizi, i cili tregonte një interes të veçantë ndaj aktiviteteve kulturore. Si rrjedhojë, Abdylazizi kërkoi që një panair i tillë të organizohej edhe në Perandorinë Osmane. Dhe panairi i parë u organizua me emrin “Sergi-i Umumi-i Osmani”, ku krahas pikturave u ekspozuan edhe produkte të prodhuara në tokat osmane dhe shpikje të reja, të sjella nga perëndimi për të cilat kishte nevojë vendi.
  • 27 shkurt 1879… Kimisti amerikan, Constantin Fahlberg zbuloi substancën artificiale, e cila u quajt “sakarinë” (lëndë më e ëmbël se sheqeri). Kjo substancë, që përdoret për të sëmurët me diabet dhe ilaçe si dhe në shumë produkte të ndryshme të industrisë farmaceutike dhe ushqimore, faktikisht u zbulua gabimisht. Constantin Fahlberg duke punuar mbi katranin e qymyrgurit së bashku me Ira Remsen, kryetarin e dytë të Universitetit “Johns Hopkins”, zbuloi gabimisht sakarinën. Fahlberg, i cili ka publikuar artikuj të ndryshëm për sakarinën, e mori patentën e kësaj substance në vitin 1884.
  • 27 shkurt 1914… Në aviacionin turk ranë dëshmorët e parë. Avioni i quajtur “Muavenet-i Milliye”, i përdorur nga pilotët Fethi dhe Sadik Bey filloi linjën Stamboll-Kajro. Ky udhëtim ajror që do të shtrihej deri në Kajro duke kaluar nga Konja, Ulukisla, Adana, Humusi dhe Damasku, vazhdoi pa problem deri në Damask. Por në afërsi të nënprefekturës Taberiye të Damaskut, avioni u përfshi nga turbulenca dhe u rrëzua duke u përplasur në shkëmbinj. Fethi dhe Sadik Bey ranë dëshmorë. Në Perandorinë Osmane, e cila doli e mundur nga Lufta e Ballkanit, një fluturim i tillë ishte planifikuar duke menduar se do ti ngrinte moralin popullit.
  • 27 shkurt 1947… Humbi jetën mjeshtri turk i karikaturës, Cemal Nadir Guler, krijuesi i karaktereve si: “Amcabey”, “Efruz Bey”, “Dalkavuk”, “Akla Kara”, “Yeni Zengin”. Me anë të tipizimeve që krijonte ai kritikonte shtrembërimet, injorancën, interesaxhinjtë, dyfytyrëshit dhe lajkatarët në shoqëri.

 

Forgot Password