Në një intervistë me Radio Elitën, Krye Imami i Bashkësisë Islame, Ali Efendi Bardhi tha se lajmi për hyrjen në fazën përfundimtare të rikonstruimit të Hamamit dhe Xhamisë së Namazgjasë, është një lajm i gëzuar jo vetëm për Bashkësinë Islame por edhe mbarë Ulqinin dhe Malin e ZI, sepse në vete bart vlera të çmuara të cilat datojnë që nga koha e Perandosrisë Osmane. Viti 2019 do te jetë viti i cili më në fund të ti vërë vulën përfundimit të projektit të rikostruimit të Hamamint dhe Xhamisë së Namazgjasë, thotë z. Bardhi dhe shton se ky objekt pas rikonstruimit do të shërbej si vend për ekspozita dhe aktivitete të ndryshme për qytetarët e Ulqinit: “Nga ne dhe nga TIKA është diskutuar shumë sa i përket funksionimit të mëtejshëm të Hamamit. Tani është e pa mundur që ai objekt të shëndrohet në Hamam siç ka funksionuar dikur, por do të jetë në shërbim të aktiviteteve kulturore si: ekspozita, promovime librash apo ndonjë tjetër aktivitet të karakterit shoqërorë- kulturorë. Në këtë mënyrë do të funksionoj në të ardhmen, natyrisht pas përfundimit të punimeve. Pa varësisht që një pjesë është marrë nga ndërtimi i rrugës, kompleksi i Hamamit do të shfrytëzohet për aktivitete që do të jenë në shërbim të gjithë qytetarëve të Ulqinit”.
Radio Elita