Most Viewed

Categories

Kalendari historik, 1 mars

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 1 mars.


1 mars 1872…Hapet parku i parë kombëtar në botë, “Yellowstone”. Parku kombëtar në Idaho, Montana dhe Wyoming të Shteteve të Bashkuara të Amerikës zë një sipërfaqe prej 9 mijë kilometra katrorë. Ky park njihet veçanërisht për gejzerët shumë të mëdhenj që ndodhen në të. Gjysma e burimeve me ujë të nxehtë gjenden aty. Në “Yellowstone” gjenden mbi 300 gejzerë dhe mbi 290 ujëvara të mëdha dhe të vogla. Në të njëjtën kohë parku strehon qindra lloje gjitarësh, shpendësh, peshqish dhe zvarranikësh.

1 mars 1978… Kufoma e Charlie Chaplin u vodh nga varri i tij në Zvicër. Kufoma e humoristit Charlie Chaplin, që njihet në tërë botën me karakterin që ai krijoi, Çarli, u rrëmbye nga varri nga një grup i vogël zviceran për tu shkëmbyer me shpërblesë. Hajdutët u kapën përpara se t’ia arrinin qëllimit. Kufoma e Chaplin-it u nxor pas 11 javësh nga liqeni i Gjenevës dhe u rivarros.

1 mars 1983… Filmi “Një stinë në Hakkari”, duke fituar 4 çmime në Festivalin e Filmit në Berlin, kaloi në historinë e kinematografisë si një prej disa filmave që kanë marrë më shumë çmime në festival. Filmi i bazuar në librin me të njëjtin titull të shkrimtarit, Ferit Edgu, flet për njerëzit e varfër që jetonin në një fshat të rrethit Hakkari dhe përpjekjen e tyre me skamjen dhe kushtet e vështira të motit përgjatë gjithë dimrit.

1 mars 2005… Në Londër u hap ekspozita e fotografisë me titull “Arkitektët e një Perandorie dhe Gjeniu, Mimar (arkitekti) Sinan”. Në ekspozitën e hapur në Shapero, një prej galerive më të famshme në Londër, u paraqitën për artdashësit veprat e Mimar Sinanit nëpërmjet 35 fotografive të artistit të arkitekturës-fotografisë, Ahmet Ertug. Në kuadër të ekspozitës, u ekspozuan edhe librat antikë dhe 10 piktura të periudhës osmane nga koleksioni i këtij artisti. Ertug bëri të ditur se me anë të ekspozitës, nga aspekti i kulturës dhe artit turk, të vërtetën se Turqia mund të japë një kontribut të madh në Bashkimin Evropian, synojnë t’ia prezantojnë opinionit publik anglez.

Forgot Password