Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 4 mars.
4 mars 1193 – U nda nga jeta Salahudin ibn Ajubi, themelues i dinastisë Ajubide. Ai pengoi dhe bëri qëndresën më të madhe për vite të tëra kundër sulmeve të kryqëzatave në shekullin XII.
4 mars 1774 – Mjegullnaja (nebuloza) e Orionit u observua për herë të parë nga astronomi britanik, Uilliam Hershëll. I lindur në Gjermani, Hershëlli shquhet gjithashtu si prodhues teleskopi dhe kompozitor.
4 mars 1877 – U shfaq për herë të parë baleti “Liqeni i Mjellmave”, një prej kryeveprave të kompozitorit rus, Pjotër Iliç Çajkovski. Shfaqja e parë e kësaj vepre të kompozuar me porosinë e bërë në vitin 1875 nga Teatri Mbretëror i Rusisë në Moskë, sot i njohur si Teatri i Operës dhe Baletit Bolshoi, u vlerësua e pasuksesshme dhe u nxor nga repertori i trupës. Kompozitori i famshëm ia vuri fajin muzikës së tij dhe nuk kompozoi asnjë vepër tjetër baleti për 12 vite me radhë.
4 mars 1882 – Në Angli hyri në shërbim të publikut tramvaji i parë elektrik.
4 mars 1924 – I konsideruar si “kalifi i fundit osman” i historisë, Abdulmexhiti II dhe anëtarët e tjerë të Dinastisë Otomane u nxorën jashtë shtetit.
4 mars 1924 – Klejton F. Sami hodhi në treg këngën e titulluar “Happy Birthday to You”. Ajo është tashmë një këngë tradicionale e famshme që këndohet zakonisht në festat e ditëlindjeve anembanë botës. Teksti i këngës në fjalë, më e njohura botërisht në anglisht, është përkthyer gjithashtu në të paktën 18 gjuhë të tjera.
4 mars 1981 – Diplomati Reshat Morali, atashe i Punës në Ambasadën e Turqisë në Paris, humbi jetën si pasojë e një atentati të militantëve të organizatës armene ASALA. Një ditë më vonë u nda nga jeta edhe kleriku Texheli Ari, i cili qe plagosur rëndë në të njëjtin atentat.
4 mars 1992 – Hebrenjtë e strehuar në Perandorinë Osmane pasi u arratisën nga presioni i inkuizicionit në Spanjë, festuan 500-vjetorin e mbërritjes së tyre në Turqi.
4 mars 1997 – Presidenti 42. i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, ndaloi kërkimet shkencore për klonimin e njeriut.
4 mars 2012 – Vladimir Putini u zgjodh për herë të dytë kryetar shteti në Rusi duke fituar 59,3 për qind të votave.