Kryetari I Komunessë Ulqinit Loro Nrekiqi zhvilloi një takim me Z. Ahmed Hassib njeri nga përfaqësuesit e konsorciumit “NIRVANA” nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Fjala është për konsorciumin që tubon 23 kompani të fuqishme të sektorëve të ndryshëm të cilët kanë investuar në shumë vende të ndryshme e që janë të interesuar për investime edhe në Mal të Zi, respektivisht në Ulqin. Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe u fol për mundësitë e mëdha të zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik. Kryetari I Ulqinit bëri një prezantim të mundësive për investime në qytet , ku veçoi fushat e turizmit, energjetikës, transportit ndërtimin e aeroportit, marinës etj si fusha me potenciale të mëdha investimi. Ai po ashtu nënvizoi dhe përparësitë që i ofrohen investitorëve të fuqishëm. U la, që shumë shpejtë në Ulqin të organizohet një takim I niveleve të larta ndërmjet dy vendeve dhe ekipeve nga kompanitë Emirate me qëllim të konkretizimit të projekteve në fusha me interes reciprok.