Me 22 mars në Muzeun Historik Kombëtarë të Tiranës do te hapet ekspozita e punimeve të tetë piktorëve akademik nga Ulqini. Do të jetë ky një rast i mirë që publiku i kryeqytetit të Shqipërisë të njihet më afër me punimet e artistëve ulqinak. Punimet do t’i ekspozojnë piktorë të brezave të ndryshëm që vijnë nga akademi të ndryshme arti nga vendi dhe jashtë.