Most Viewed

Categories

OJQ Elita Plus organizoi konferencë “Përfaqësimi i pakicës shqiptare në organet e administratës” – gjendja aktuale dhe sfidat.

Në organizim të  Qendrës Rajonale  për Art, Kulturë dhe Media  Elita Plus, u mbajt Konferenca                   “Përfaqësimi  i pakicës  shqiptare në  organet  e administratës” – gjendja  aktuale  dhe sfidat. Punimet e Konferencës  u përcollën  me interes nga të ftuarit, politikanë, intelektualë , përfaqësues të sektorit civil  gazetarë  etj. Në konferencë  morën  pjesë Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi  Shkëlqesia e tij Ridi Kurtezi dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës Skender  Durmishi

Fillimisht të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Ulqinit  Loro  Nrekiq, Ministri për mbrojtjen e të drejtave të drejtave të njeriut dhe pakicave  Mehmed Zenka  dhe analisti i njohur nga Beogradi,  Dushan Janiq. Panelistët, Dushan Janiq  nga Forumi  për Marrëdhënie Etnike, Mirjeta  Gjoni  zv/sekretare  për administratë dhe  veprimtari  shoqërore  në Komunën e Ulqinit, Svetlana Vukoviq  drejtoreshë  në Drejtorinë  për  Kuadro të Malit të Zi, Faik Nika , Kryetar  i Këshillit  Kombëtar të Shqiptarëve  në Mal të Zi,  Drita  Llolla  nga OJQ “Unë  Veproj”  nga këndvështrimet  e tyre  iu qasën  temës së  Konferencës duke sjellë  të dhëna , fakte dhe  statistika  rreth kësaj çështje. Ishte   konstatim i  përgjithshëm  që kjo  çështje  është  me interes të  veçantë  dhe kërkon përkushtim  permanent  nga organet shtetërore , respektivisht nga shteti i cili aderon drejtë  integrimit në Bashkimin Evropian. Krahas  kësaj  në mënyrë të tërthortë u  përmend dhe çështja e emigrimit të  rinjve shqiptarë. Me interes  ishin dhe  pyetjet e parashtruara  nga intelektualë të fushave të ndryshme  drejtuar panelistëve. Punimet e Konferencës u përcollën nga gazetarë dhe ekipe  televizive.

Forgot Password