Most Viewed

Categories

Sot është Dita Ndërkombëtare e Autizmit

02.04.2019
Kjo ditë jo vetëm që shënon një datë të rëndësishme për personat  me autizëm, mirëpo na përkujton se një pjesë e madhe e detyrave dhe përgjegjësive duhet të kryhet nga ana jonë, si shoqëri!
Duhet të vetdijesohemi se personat autikë janë pjesë e jona, janë gjaku dhe shpirti ynë. Natyra nuk përzgjedhë se kush do të atakohet nga autizmi, ajo mund të jetë e pranishme te çdonjëri. Prandaj, t’i hapim zemrën secilit dhe t’i ofrojmë dashuri. Mos të jemi paragjykues ndaj pjesës më të ndjeshme të shoqërisë. Të bashkëndjejmë me po ata prindër që bëjnë luftë të dyfishtë për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre. T’u ofrojmë kushte për shkollim, mundësi dhe të drejtë në shfrytëzimin e trajtimeve të duhura si nga psikologu, sociologu, logopedi, etj.
Ata nuk janë ndryshe, të mos harrojmë se ata janë si ne!

Forgot Password