Ambasada e Republikës së Turqisë në Mal të Zi organizoi mbrëmë iftarin tradicional në Qendrën Kulturore Islame në Tivar.Të pranishëm ishin personalitete të larta shtetërore, kryetarë të komunave të Malit të Zi, korit diplomatik, përfaqësues të konfesioneve të ndryshme që jetojnë në Mal të Zi, bashkëpunëtorë dhe miq të Turqisë.
Nikoqirja e Iftarit, Ambasadorja e Republikës së Turqisë Songul Ozan falënderoi të gjithë për preznece në Iftar dhe shtoi se “Mali i Zi është shembull në Ballkan për ruajtjen e diveristetit dhe harmonisë midis njerëzve të besimeve dhe nacionaliteteve të ndryshme. Pa varësishet nga përkatësia fetare, para Zotit njerëzit janë të gjithë një lloj. Me ne sonte janë Reisi i Bashkësisë Islame, mitropolisë ortodokse si dhe miqt tanë të besimit katolik. Është shumë me rëndësi të jemi tolerant dhe të respektojmë njëri tjetrin. Për këtë Mali i Zi është shembull në Ballkan. Qytetarët e Malit të Zi duhet të jenë krenar për këto vlera”, tha Ambasadorja Songul Ozan. Krahas miqve dhe të ftuarve të tjerënë këtë Iftar ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e institucioneve të tjera turke që punojnë në Mal të Zi. Përndryshe edhe këtë vit Iftare në Mal të Zi kanë organizuar edhe TIKA, Ziraat Banka, Toshçelik dhe kompania e fluturimeve “Turkish Airlines”.