Most Viewed

Categories

Përfunduam ciklin e emisioneve të projektit “Femra të shquara shqiptare në Mal të Zi”

Realizuam 24 emisione me vajza dhe gra me vizion dhe personalitet të krijuar, me intelektuale të guximshme.

24 të ftuara të profesioneve të ndryshme, mjeke e stomatologe, shkrimtare e poete, politikane, piktore e pedagoge, artiste me emër e famë, veprimtare dhe aktiviste të çështjes kombëtare, patriote e adhuruese të artit që i shërbejnë qëllimit të universit të drejtave të popullit tonë me botën e qytetëruar. Besojmë se edhe ju jeni të mendimit se të ftuarat tona në studio ecin me kohën dhe se kanë dëshmuar potencialin e tyre intelektual, dijet, aftësitë krijuese, talentin e mrekullueshëm, vlerat dhe virtytet e tyre. Ato ecin dita ditës me hap me kohën, sot janë gjithnjë e më shumë në numër. Sot ato nuk janë më si dikur kur femrat intelektuale tek ne njiheshin në gishtat e dorës, kur shkollimi për to bëhej gjithnjë e më I vështirë dhe kur ëndrrat e tyre mbeteshin të parealizuara …
Nuk mund te lemë pa kujtuar ato vajza trimëresha nga Ulqini e Ana e Malit, nga Kraja e Malësia, nga Plava, Gucia e Martinajt që u nisën me besim drejtë rrugës së dijes, ato që u çliruan nga vargonjtë shekullorë, ku i kishte katandisur patriarkalizmi. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe ….Ato vinin nga viset e trimëreshave siç ishte Nora e Kelmendit, Tringa Smajli dhe shumë e shumë të tjera…
Projekti që ne realizuam eksluzivisht I është dedikuar femrave te shquara shqiptare ne Mal të Zi, por me këtë rast ne do te veçojmë edhe disa personalitete në arenën ndërkombëtare që kanë ngritur emrin dhe prestigjin e popullit tonë. Kush nuk ka dëgjuar për NËNE TEREZËN- nënën e botës, bartësen e çmimit Nobel për paqe, për Inva Mulën soprano me fame botërore, po ANA Oxsa dhe aktoren Eliza Dushku Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s ne filmin “Historia e një djali”, EDA ZARI apo Emina Çunmulaj modele në SHBA e lindur ne Malësi e sot e shpallur Super modele dhe ylli i revistës së famshme të foto modeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA . Kemi Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën, apo edhe Era Istrefin, hitet e të cilave janë në majat e play listave botërore të këngëve.
Pjesëmarrësve ne ciklin e emisionit tonë u shprehim falënderimet më të sinqerta dhe i urojmë në emër të ekipit te radios edhe shumë e shumë suksese të tjera në karrierën e tyre….
Ato me siguri që janë udhërrëfyese edhe për shume vajza të tjera nga anët tona…
Për realizimin e këtij projekti falënderojmë Fondin për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi.

Forgot Password