Most Viewed

Categories

Thellohet bashkëpunimi kulturorë midis Ulqinit dhe Maqedonisë së Veriut

Në Ulqin qëndroi për vizitë pune Sekretari shtetërorë në Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë së Veriut Valmir Azizi. Ai u takua me kryetarin e Ulqinit Loro Nrekiq dhe nënkryetaren Hadixhe Gjoni.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e bashkëpunimit që Komuna e Ulqinit ka me Tetovën, Çairin, Shkupin dhe nevoja e thellimit të bashkëpunimit, veçmas në fushën e kulturës. Palët ranë dakord që ky bashkëpunim të thellohet në fushën e trashëgimisë , artit aplikativ skenik, nëpërmes takimeve me krijues dhe botues etj. Po ashtu u tha se gjatë kësaj vere në Skenën e Festivalit veror dhe në aktivitete të tjera që zhvillohen në Ulqin , do të jenë të pranishëm dhe artistë nga Maqedonia e Veriut dhe anasjelltas.

Forgot Password