Qyteti i Ulqinit po shënon këto ditë vlugun e sezonit turistik që sjell turistë nga mbarë bota. Organizata Turistike e Ulqinit njofton se në hotele janë duke pushuar rreth 6000 turistë që shënon rritje për 16% ne krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në kampe 567, ndërkaq në sektorin privat të regjistruar janë rreth 35.000 turist që është 10% më shumë se një vit më parë. Në përgjithësi numri i turistëve të regjistruar thanë për Radio Elitën nga Organizata Turistike e Ulqinit është 41,497. Mirëpo gjykuar nga frekuentimi i rrugëve dhe plazheve dhe radhët e gjata të automjeteve kjo shifër duhet te jetë shumë më e lartë. Andaj strukturat udhëheqëse komunale në bashkëpunim me Organizatën turistike të Ulqinit po marrin masa shtesë dhe i tërheqin vëmendjen qiradhënësve që të regjistrojnë mysafiret dhe të paguaj taksën e banimit.