Cilësi e mirë e ujit të detit në plazhe
Rezultatet e analizës të cilësisë së ujit të detit në 100 plazhe publike në Mal të Zi kanë treguar se në 95% të plazheve cilësia e ujit të detit është e klasit të parë, kurse në 5% të plazheve e klasit të dytë. Kështu ka deklaruar drejtori i Institutit për biologjinë e detit, Mirko Gjuroviq. Ai ka theksuar se është i kënaqur me rezultatin e cilësisë së ujit në plazhet e Malit të Zi. Analizat, siç ka theksuar , bëhen në plazhet nga Ulqini deri në Herceg Novi, çdo 15 ditë.