Në Ulqin me 7 shtatorë në shëtitoren e plazhit të vogël në Ranë, do të mbahet “D’olcinium International Festival” i cili edhe këtë vit do të tuboi trupat më në zë folklorike të vendeve të rajonit të Ballkanit dhe më gjerë. Qëllimi i Festivalit është pasqyrimi i gjinive të folklorit dhe vlerave të tij. Edhe ky edicion i Festivalit , synon të promovojë vlerat më të mira muzikore, koreografike, etnografike të krijuar prej shekujsh. Do të jetë ky një rast i mirë që turistët dhe qytetarët e Ulqinit të njihen me kulturat dhe traditat e grupeve pjesëmarrëse. Adhuruesit e muzikës do të kenë rast të përcjellin edhe interpretimet e këngëtarëve të mirënjohur Drabn Abazi dhe Mirza Selimoviq. Festivalin e organizon Organizata Turistike dhe Komuna e Ulqinit.