Most Viewed

Categories

Nenshkruhet deklarata e Ulqinit per parandalimin e mbeturinave detare

Zyrtarët publikë, sipërmarrës privatë dhe ekspertë ndërkombëtarë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Gjermania do të mblidhen në punëtorinë ndërkombëtare “Parandalimi i mbeturinave detare” në Ulqin për të planifikuar së bashku projekte konkrete në nivelin komunal, duke ndihmuar në parandalimin e mbeturinave detare. Partnerët në projekt janë autoritetet përkatëse shtetërore dhe pesë bashki nga rajoni: Finik dhe Lezha nga Shqipëria, Neum dhe Trebinje nga Bosnja dhe Hercegovina si dhe komuna e Ulqinit si nikoqir nga Mali i Zi. Kryetarët e pesë bashkive partnere ranë dakord të nënshkruajnë “Deklaratën e Ulqinit” për parandalimin e mbeturinave detare. Deklarata thotë se në territoret e komunave të tyre, për mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe një ambient të sigurt, plazhe të pastër, lumenj dhe dete do të konsiderojnë seriozisht të planifikojnë dhe zbatojnë masat që synojnë parandalimin dhe minimizimin e mbeturinave dhe shkarkimeve të pakontrolluara në mjedis, të inkurajojnë uljen e mbetjeve të ngurta, ripërdorimin e mallrave dhe riciklimin, si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, bizneseve dhe shoqërisë në tërësi rreth këtyre dhe masave të ardhshme. Punëtoria është e organizuar si pjesë e projektit rajonal “Menaxhimi i Integruar i Mbeturinave dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Ballkanin Perëndimor”, i financuar nga Ministria gjermane e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik (BMZ) dhe zbatuar nga GIZ. Projekti filloi në prill 2018 dhe do të zgjasë deri në mars 2022. Vendet partnere janë Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina. Buxheti i përgjithshëm i projektit për të tre vendet është 3,5 milionë euro.

Forgot Password