Zëvendës Ambasadori i Republikës Federale te Gjermanisë në Podgoricë Cristoph Breuing vizitoi Radio Elitën. Në takim u fol për pozitën e mediave në rrugën drejtë integrimit në Bashkimin Evropian, por dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të Radio Elitës me Ambasadën e Gjermanisë në fusha të ndryshme si ne kulturë, ekologji etj. Nga ana e tyre përfaqësuesit e Radio Elitës e njoftuan Z. Breuing me të arriturat në punën 17 vjeçare, angazhimin ne rrugën e integrimit të vendit ne BE, vështirësitë me te cilat ballafaqohen mediat në veçanti ato të pakicave, sfidat dhe domosdoshmëria e aftësimit të gazetareve të rinj. U la që kontaktet të vazhdojnë, dhe në një të ardhme të shpejtë mund të kemi hapa konkret në realizimin e projekt ideve.
