Most Viewed

Categories

Ambasadat e Turqisë në 23 shtete të Azisë dhe Afrikës do të përfaqësojnë edhe shtetasit e Malit të Zi

Me marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Turqisë për ofrimin e mbrojtjes konsullore shtetasve të Malit të Zi që e miratoi qeveria, parashihet prezantimi i përfaqësive konsullore diplomatike turke në gjithsej 23 shtete te Afrikës dhe të Azisë. Marrëveshja parasheh që përfaqësitë diplomatike turke t’u ofrojnë mbrojtje shtetasve të Malit të Zi në Mbretërinë e Bahrejnit, në Republikën e Beninit, Botsvanë, Burkina-Faso, Kamerun, Mbretërinë e Kamboxhias, Çad, Kongo, Bregun e Fildishtë dhe vende të tjera ku Mali i Zi nuk ka seli diplomatike. Me marrëveshje precizohet po ashtu që përfaqësimi konsiston në raste urgjente të nevojave konsullore siç janë: burgosjet, ndalimet, paraburgimet si dhe dhënia e dokumenteve për kthim në atdhe në rast të humbjes së dokumenteve, vjedhjes ose dëmtimit të tyre. Po ashtu kjo marrëveshje parasheh dhe ofrimin e ndihmës financiare me pëlqimin e organeve kompetente në Mal të Zi. Komunikimi thuhet se do të zhvillohet nëpërmjet ambasadës së Turqisë në Podgoricë.

Forgot Password