Most Viewed

Categories

Mali i Zi i vetmi shtet i Evropës pa korona-virus

Në Mal të Zi akoma nuk ka rast të zbuluar të korona virusit edhe pse mundësia tashmë është rritur pasi që Shqipëria ka raportuar rastet e para të konfirmuara të infektuar . Deri tani në Mal të Zi 40 njerëz janë testuar për koronavirus dhe të gjithë kanë rezultuar negativ, ka kumtuar ndihmës drejtori i Institutit për shëndetin publik, Senad Begiq. Në Mal të Zi ka teste të mjaftueshme për zbulimin e këtij virusi, ka deklaruar më parë drejtori i Institutit, Boban Mugosha. Të theksojmë se në javën e kaluar rreziku për shëndetin e banorëve në Mal të Zi nga infektimi me këtë virus është ngritur në nivelin e lartë. Në mbikëqyrje shëndetësore në Mal të Zi momentalisht gjenden 380 njerëz kanë deklaruar nga instituti i shëndetit publik. Ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq deklaroi se është urdhëruar të anulohen të gjitha ekskursionet e nxënësve jashtë vendit duke shtuar se situata lidhur me korona virusin është përkeqësuar dukshëm. Nga Instituti për shëndetin publik kanë organizuar konferencë me gazetarë lidhur me situatën aktuale epidemiologjike dhe paketës së re të masave. Ministri Hrapoviq ka njoftuar se është miratuar urdhri i masave me të cilat ndalohet udhëtimi në vendet e prekura nga ky virus, Italia, Spanja, Kina, Korea e Veriut dhe Irani, por edhe ndalesa e hyrjeve të shtetasve të huaj nga vendet e prekura me korona virus. Instituti i shëndetit publik ndërkohe ka njoftuar se në Mal të Zi ka teste të mjaftueshme për zbulimin e këtij dhe menaxhimin e epidemive eventuale nga korona virusi.

Forgot Password