Me qëllim të mbrojtjes nga koronavirusi, Mali i Zi ka futur masa të reja të përkohshme. Nga sot, kufijtë do të jenë të mbyllur për të huajt përveç atyre që punojnë në Mal të Zi dhe transportin e mallrave.
Vetë-izolim i detyrueshëm në akomodimin familjar për të gjithë shtetasit malazez, si dhe për të huajt me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm që vijnë nga jashtë, për një periudhë prej 14 ditësh.
Ndalimi i ofrimit të shërbimeve të hotelerisë në hotele, përveç për mysafirë të regjistruar.
Mbyllja e diskove dhe klubeve të natës, kafenetë, kafeteritë, restorantet, baret, lojërat e fëmijëve, qendrat e fitnesit, kazinotë,pikat e basteve dhe kazinotë për të paktën 15 ditë, janë këto disa nga masat e reja të Këshillit Nacional për Sëmundje Infektive.
Numri maksimal i klientëve(blerësve) max 50 veta në objekte, dhe max 100 veta ne tregje.
Më herët është sjellë vendimi për ndalimin e të gjitha tubimeve publike, ndërsa mësimi në të gjitha nivelet është ndërprerë për 15 ditë.
Janë ndaluar edhe vizitat në spitale dhe burgje.
Në Mal të zi deri më tani nuk është konfirmuar ndonjë rast me koronavirus.