Most Viewed

Categories

Në Tuz shënohen 15 raste të infektuar me koronavirus – situatë alarmante

Drejtori i Institutit të Shëndetit publik Boban Mugosha ka thënë se nga 18 persona të cilët kanë rezultuar pozitiv në Mal të ZI, 15 prej tyre janë nga Tuzi. Situata është shumë alarmante. Në pyetje është virusi infektiv i cili përhapet shumë shpejtë dhe mund të infektojë një numër të madh të njerëzve ka thënë Mugosha . Ai i ka bërë thirrje qytetarëve në mirëkuptim dhe banorët të qëndrojnë në shtëpi dhe mos të dalin fare.Të njëjtin apel banorëve të Tuzit ia ka bërë edhe Kryetari i Këshillit Kordinues Nacional Millutin Simoviq. Ai ka thënë se nga ky moment fillon lufta për Tuzin dhe lufta për tërë Malin e Zi. Edhe kryetari i komunes së Tuzit Nik Gjeloshaj tha se në Malësi situata ka eskaluar. Gjeloshaj pohon se pas rekomandimeve të Qeverisë së MZ, duhet të qendrojnë në shtëpi, ndersa ç’do ndihmë që të kenë nevojë të lajmërohen në telefon dhe do ti sjellin në shtëpi nga organet kompetente. Kjo situatë duhet të merret me seriozitet të plotë. Qëndroni në shtëpi, asnjë levizje jashtë. Policia ndërkohe ka bllokuar rrugen që lidh Podgoricën me Tuzin.

Forgot Password