Most Viewed

Categories

Instituti i Shëndetit Publik- në Mal të Zi 120 të infektuar me koronavirus

Në Mal të Zi vazhdojnë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por megjithatë numri i të prekurve shënon rritje. Sipas Institutit të Shëndetit Publik(ISHP) deri tani janë konfirmuar 120 raste me koronavirus prej të cilëve 14 trajtohen në spitale. Prej fillimit të përhapjes së epidemisë në Mal të Zi kanë vdekur dy persona. Nën mbikëqyrjen shëndetësore gjenden 6 mijë e 375 persona. Në Mal të Zi më së shumti raste të regjistruara ka në Podgoricë 49 dhe në Tuz 33, Tivar 10,Ulqin 8, Andrijevicë 7, Herceg Novi 4, Budvë 4, Tivat 2, Danilovgrad 1, Bijelo Pole 1 dhe Nikshiq 1 i ifektuar me koronavirus.

Forgot Password