***Numri i të prekurve me koronavirus më Mal të Zi ka shkuar në 160 u tha ne konferencën e rregullt me gazetarë që e organizon Instituti i Shëndetit Publik. Nga ora 18:00 e ditës së djeshme ku u analizuan 114 mostra, rezultuan pozitiv 16 prej tyre. Ka ndryshuar dhe harta e qyteteve nga gravitojnë të infektuarit . Nga 16 të regjistruarit 10 kane rezultuar ne Podgoricë , në Tivar dhe në Nikshiq nga 2 e në Danillovgrad dhe Herceg novi nga 1.
***Qendra klinike e Podgoricës reparti i gjinekologjisë ka theksuar se gjate kohës sa zgjat koronavirusi respektivisht nga 17 marsi kur është regjistruar rasti i pare i prekur me koronavirus kane lindur 121 foshnje . Për fat deri tani nuk është shënuar asnjë rast i shtatzënave apo foshnjeve të tyre me virus Covid -19. Po ashtu asnjë shtatzëne nuk është nën mbikqyrje sanitare.
***Nesër është e shtuna e pare e muajit prill e siç dihet me statutin e komunës kjo date është Dita e Ulqinit. Ditë që ne vete ngërthen shume simbolika e që ka filluar të kremtohet që nga pluralizmi. Është hera e pare që për shkak të situatës së krijuar kremtja nuk do te realizohet, ndërkohe të gjitha përgatitjet paraprake ishin bërë me kohë dhe shumë personalitete të larta të politikes, ambasadorë dhe njerëz të artit dhe të kulturës kishin paralajmëruar pjesëmarrjen e tyr e. Tani të gjitha këto aktivitete shtyhen për një kohë tjetër dhe të gjitha energjitë janë te fokusuara në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.