Fillon Muaji i Madhërishëm i Ramazanit, muaji i mëshirës, faljes dhe mirëkuptimit, muaji i përballimit me sukses të sfidave. Ekipi i Radio Elitës uron që ky muaj të sjell begati në familjet tuaja, agjërim të lehtë dhe të pranuar. Radio Elita edhe këtë vit ju njofton me orarin e iftarit përmes Ezanit, ilahive të zgjedhura por dhe të ftuarve që do të flasin për rëndësinë e këtij muaji të shenjtë. Programi ynë i Ramazanit do të jetë i gërshetuar edhe me këngë të zgjedhura për agjërim të lehtë dhe iftar të këndshëm.
Gëzuar Muajin e Madhërishëm të Ramazanit!