I ftuar në Radio Elita Kryeimami i bashkësisë Islame në Ulqin Ali ef Bardhi. Ai flet për muajin e madhërishëm të Ramazanit, vlerat shpirtërore e morale që ka agjërimi si obligim më i madh fetar që është dhe një lloj i qëndrueshmërisë, forcës e vullnetit të besimit por dhe mundësi që të tregohet solidaritet me njerëzit në nevojë. Kryeimami Ali Bardhi me urimin që ky muaj të sjell në familjen e çdo besimtari paqe, qetësi e begati, porosit që të gjitha obligimet e nevojshme fetare të bëhen në përputhje me masat që janë ndërmarrë për pengimin e përhapjes së koronavirusit. Intervistën e ndiqni sonte në ora 19:30 ne kuadër të programit special të Ramazanit në valët e Radio Elitës.