Most Viewed

Categories

Sot Nata e Madhe e Kadrit

Muslimanët në mbarë botën sot shënojnë një nga netët më të rëndësishme të kalendarit islam, natën e Lejletu-l-Kadrit, natën më të rëndësishme të vitit, sipas mësimeve islame më të vlefshme se një mijë muaj. Kjo natë është në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm të kalendarit islam, i cili është në përfundim. Këtë natë pjesa dërmuese e besimtarëve e kalon në lutje dhe adhurim, në 10 ditshin e fundit, sipas shembullit të Dërguarit të Zotit Muhamedit paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të i cili në këtë mënyrë ka përcjellë një të tretën e fundit të Ramazanit. Hadithet e profetit Muhamed paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të qartë tregojnë se nata e Lejletu-l-Kadrit është e fshehur në dhjetë ditshin e fundit të muajit të Ramazanit, edhe atë në netët teke të saj, vlera e së cilës është shumë e madhe dhe e shumëfishtë. Këtë e bën posaçërisht të rëndësishëm fakti se në të ka filluar shpallja e Kur’anit në të cilën është përshkruar vlera e saj e vërtetë, sipas së cilës është quajtur edhe kaptina El-Kadër. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Në këtë natë bëhen lutje të sinqerta dhe shprehen dëshira, shpresë dhe kërkohet falje nga Zoti i Madhërishëm, kurse Profeti, paqja qoftë mbi të, ka thënë se “ai që kalon natën e Kadrit në adhurim, do t’i falen mëkatet nga e kaluara” dhe se kjo nate “është shpëtim deri në agimin e saj”. Po ashtu transmetohet se në këtë natë melekët zbresin me numër të madh, ashtu që numri i tyre tejkalon gurët në tokë. Nata e Kadrit apo nata e përcaktimit të fatit, është quajtur kështu pasi besohet se këtë natë përcaktohen dhe shkruhen fatet e të gjitha krijesave të Zotit të Madhërishëm për vitin që vjen. Nata e Kadrit pritet dhe kalohet me adhurime të shumta, si lexim të Kur’anit, lutje, pendim të sinqertë dhe kërkim falje.

Forgot Password