Me rastin e festes se pavarësisë me 21 dhe 22 Maj nuk do te punojnë objektet tregtare ne tërë territorin e Malit të Zi. Rrjeti i objekteve tregtare apelon tek qytetaret që me kohë të planifikojnë furnizimet, me qëllim që të shmangin krijimin e radhëve dhe që të mundësohet respektimi i distancës fizike, brenda dhe para supermarketeve dhe dyqaneve të ngjashme. E obligueshme është edhe vendosja e maskës. Puna normale e objekteve tregtare do të vazhdoj të shtunën me 23 Maj, ndërkaq të dielën serish supermarketet do te jene te mbyllura si zakonisht.