Menjëherë pas mesnatës turistët nisën të vijnë në Mal te Zi
Turistë nga vende të ndryshme të Evropës filluan që mbrëmë të vijnë në Mal të Zi, menjëherë pas hyrjes në fuqi të masës për lejimin e shtetasve të disa vendeve, përqindja e rasteve aktive me koronavirus e të cilave është më e vogël se 25 në 100 mijë banorë. Turistët e parë që kaluan kufirin kishin si destinacion Herceg Novin, Tivatin dhe Ulqinin. Përfaqësuesit e ministrisë së turizmit kanë shpërndarë dhurata mysafirëve të parë të cilët mbrëmë në mesnatë hyrë në Mal të Zi