Most Viewed

Categories

Strukturat udhëheqëse komunale prezantuan ofertën turistike të Ulqinit në Kosovë

Ulqini këtë vit do të ofrojë çmime 20 për qind më lirë për pushuesit kosovarë që do të zgjedhin Ulqinin si destinacion për pushime. Zyrtarë të Komunës së Ulqinit në Prishtinë kanë prezantuar ofertën turistike për sezonin 2020, ku ndër të tjera, u tha se Ulqini është një vend i sigurt nga virusi Covid-19, pasi që nuk ka raste të reja. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq u shpreh se i kanë marrë të gjitha masat për të mbrojtur pushuesit nga virusi Covid-19, ku tha se distanca sociale do të respektohet në të gjitha plazhet e Ulqinit. Ai tha se 20 për qind do të ketë zbritje çmimesh për turistët që vijnë në Ulqin për të kaluar pushimet dhe nuk do të ketë pritje të gjata në kufi. Ne si struktura udhëheqëse komunale i kemi rekomanduar që të shohin mundësinë e zbritjes së shërbimeve dhe çmimeve dhe besojmë se do të hasim në mirëkuptim tek ta. Lehtësim është edhe kufiri, sepse nuk ka as testime e as matje të temperaturës. Po ashtu edhe siguria në Ulqin është e madhe ka shtuar Nrekiq. Ftesë kosovarëve për të kaluar pushimet në Ulqin u ka bërë edhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. Sipas tij Ulqini edhe këtë vit në kushtet e pandemisë do të presë me zemër të hapur mysafirët e tij tradicionalë. Ndërkaq drejtori i organizatës turistike të Ulqinit Fatmir Gjeka bëri një prezantim të ofertës së këtij viti e veçmas në çmimet e arsyeshme që të ofrohen këtë sezon veror. Në këtë takim janë paraqitur edhe ofertat nga hotele të ndryshme, e të cilët kanë deklaruar se i kanë marrë të gjitha masat për t’i mbrojtur turistët nga pandemia Covid-19. Ishte konstatim i përgjithshëm që edhe këtë verë në bregdetin e Ulqinit do të pushojë një numër i konsideruar i turistëve nga Kosova.

Forgot Password