Mali i Zi ka marrë pëlqimin nga shtetet anëtare të BE për hapjen e kapitullit të tetë negocues për antarësim në BE bëjnë të ditur burime të sigurta diplomatike në Bruksel. Për propozimin që të hapet kapitulli i fundit negocues me Malin e Zi, pozitivisht janë deklaruar përfaqësuesit e vendeve të BE në grupin punues të Këshillit për zgjerim, kurse nesër atë duhet ta vërtetojnë edhe përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE në Bruksel. Konferenca ndërqeveritare për hapjen e kapitullit te fundit do të mund të mbahet në fillimin e javës së ardhshme. Vendimi për hapjen e kapitullit të fundit negocues me Malin e Zi është miratuar gjatë javës së fundit të presidencës kroate me Këshillin Evropian. Kryesinë e Këshillit të BE prej me 1 korrik do ta marrë Gjermania. Për ndryshe kapitulli I tetë – konkurrenca, është njëri nga kapitujt më të rëndësishëm negocues i cili gjithmonë hapet dhe mbyllet i fundit, thuhet në faqen zyrtare të zyrës për integrimet evropiane të Malit të Zi. Për Kryeministrin e vendit Dushko Markoviq kjo shtë një ditë e shenuar për Malin e Zi I cili në këtë mënyrë bëhet vendi I pare kandidat që ka hapur të gjitha kapitujt e bisedimeve, Me këtë shtoi Markoviq kemi dëshmuar atë që vite të tëra dëgjohet në adreat relevante , që Mali I Zi është shteti më me perspektivë më pranë antarësimit në Bashkimit Evropian. Sipas shefit të ekzekutivit kjo dëshmon përkushtimin e Malit ë Zi në pëotësimin e obligimevetël axhendës evropiane dhe vërteton pozicionin e liderin në Ballkan në procesin e integrimit në BE.