Në epokën e globalizimit, kur kufijtë janë gjithnjë e më tepër fluidë, kur lëvizja dhe teknologjia i ka bërë njerëzit qytetarë të gjithë botës, të vetmit elementë që do të mbajnë gjallë kombet janë ata identitarë: gjuha, kultura, traditat, zakonet…
Radio Elita mbi këtë temë ju sjell në muajt në vazhdim projektin „ Zëra dhe gjurmë“ . I ftuari ynë në emisionin e parë është intelektuali i njohur ulqinak Mentor Llunji. Ai duke përshëndetur nismën tonë thotë se një nga sfidat e organeve kompetente në komunën tonë është regjistrimi dhe ruajtja e trashegimisë tonë jometariale. Sipas tij, Ulqini me vlerat e tij të trashëgimisë kulturore është dhe mbetet një vend shumë tërheqës dhe i hapur për të gjithë. Është shumë e rëndësishme veçon ai, që t’i ruajmë këta elementë që na identifikojnë, që na bëjnë të ndihemi krenar dhe për më tepër t’i trashëgojmë ato brez pas brezi.
Emsionin e plotë mund ta ndiqni sonte në ora 18;05 në valët e Radio Elitës 93.9 FM si dhe në internet ne linkun http://radioelita.moj-radio.stream