Dy pacientë me koronavirus kanë ndërruar jete sot në Mal të Zi, ndërkohë që priten edhe rezultate e testit edhe një pacient tjetër, i cili dyshohet se ka vdekur nga infeksioni. “Ne vazhdojmë të mbrojmë me përgjegjësi shëndetin dhe jetën e qytetarëve dhe bazen tonë ekonomike. Kjo është e qartë për të gjithë”, tha qeveria në një njoftim në Twitter. Perndryshe, sot janë konfirmuare 12 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi. Aktualisht janë 157 raste aktive, prej tyre më së shumti në Rozhajë – 58, pasuar nga Podgorica.