Mali i Zi hapi Kapitullin 8 – të fundit në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Qeveria malazeze konfirmoi se Kapitulli 8, i cili përfshin mbrojtjen e konkurrencës dhe ndihmën shtetërore, u hap në një konferencë ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel, në nivel ambasadorësh. Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se hapja e këtij kapitulli është “sinjal i qartë i angazhimit tonë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe politikës së zgjerimit”. Ai ka shtuar se tani kërkohet përqendrimi në reforma , sidomos në fushën e sundimit të ligjit me qëllim që Mali i Zi të mund të përparojë edhe më tepër në rrugën drejtë BE. Kryetari i Këshillit parlamentarë për stabilizim dhe asocim Vlladimir Billçik e ka përgëzuar Malin e Zi për hapjen e këtij kapitulli të rëndësishëm . Drejtorja për Ballkanin perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për politikën fqinjësore dhe bisedimet për zgjerim , Henoveva Ruiz Kalavera, ka theksuar se hapja e kapitullit 8 është hap i rëndësishëm për Malin e ZI. Të përkujtojmë se kapitulli 8 , konkurrenca , përfshinë mbrojtjen e konkurrencës dhe ndihmën shtetërore. Fillimi zyrtar i bisedimeve në kapitullin e fundit është vërtetim i vendosmërisë së Malit të Zi për integrimet evropiane nga njëra anë , si dhe vërtetim i gatishmërisë të BE se dyert mbetet të hapura për shtetet të cilat i plotësojnë detyrimet e veta në rrugën drejtë anëtarësimit. Kryeministri I Malit të Zi , Dushko Markoviq e quajti një ditë të rëndësishme dhe moment historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Përndryshe , Mali i Zi i filloi negociatat e pranimit i ka nisur pra tetë vitesh.