Në emisionin e sotëm të projektit “Zëra dhe gjurmë” ne do te ndalemi dhe flasim për detarinë e Ulqinit në rrjedhë të shekujve. Bashkëbiseduesi ynë Prof. Dr. Ilir Çapuni thotë se Ulqini historikisht është dalluar si qytet detarësh të zot. Nga ky mjedis kanë dalë detarë të shquar e trima, që bënë me famë detarinë shqiptare. Kapedanët dhe detarët ulqinak ishin të zotë, mjeshtrinë e detit dhe të betejave detare e mësuan vetë duke u bazuar edhe në përvojën e paraardhësve të tyre. Sot e kësaj dite, thotë Ilir Çapuni, ulqinakët janë të lidhur ngusht me detin, për lundrimin si një nga fushat e veprimtarisë njerëzore, që gjatë zhvillimit historik ka ecur drejtë përmirësimit e përsosjes. Ilir Çapuni punon me shokë në identifikimn dhe ndërtimin e maketit të anijes ilire ulqinake. Ai flet me krenari për bëmat e detarëve ulqinakë, por shpreh brengosje që sot e kësaj dite tërë ai material i vyer që vjen nga shekujt nuk është i sistemuar në muzeun e detarisë që i mungon Ulqinit me qëllim që këtë pasuri t’ia lëmë brezave.
Ndiqni emisionin e plotë sot 02.07.2020 në ora 18,05 në valët e Radio Elitës në 93.9 fm si dhe live steam në internet në linkun: 👉http://radioelita.moj-radio.stream