Rritet numri I të infektuarve me koronavirus në Mal të Zi. Laboratoret e Institutit për shëndetin publik gjate 24 orëve tëfundit kanë bërë analizën e 445 mostrave prej të cilve 66 kane rezultuar pozitiv ne Covid -19. Dje dy persona kanë humbur jetën e numri i vdekjve që nga fillimi i qershorit e deri më sot shkon ne 8. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Mal të Zi është 583. Numri më i madh i të invektuarve është në Podgoricë dhe në Rozhajë. Marrë para syshë situatën e përkeqësuar epidemiologjike në Mal të Zi, Trupi Koordinues Nacional ka vendosur që sërsht të mbyllë të gjitha institucionet publike dhe private parashkollore, kurse të gjithë personat të cilët do të vijnë nga Serbia do të dërgohen në karantinë. Nga Qeveria kanë kumtuar se orari i punës i të gjitha objekteve hoteliere në Mal të Zi është kufizuar deri në ora 24. Nga Qeveria po ashtu kanë kumtuar se Trupi Koordinues Nacional ka vendosur që, duke pasur parasysh zhvillimin e situatës epidemiologjike, në Serbi sidomos atë në rajonin kufitarë me Malin e Zi, urdhëron mbikëqyrjen më të rreptë epidemiologjike. Theksohet se për shkak të situatës së ndërlikuar epidemiologjike në rajonin verior, është vendosur që në Plevle, Bjello Pole, Beranë, Petnicë, Andrievicë, Rozhajë, Plavë dhe Guci, puna e objekteve hotelierike të ndërpritet gjatë 7 ditëve të ardhshme.