I ftuari ynë në emisionin e tretë të ciklit “ Zëra dhe Gjurmë” është dr.Gano Karamanaga i cili në librat e tij përshkruan jetën dikur në Pazar dhe në Kalanë e Ulqinit.
Pjesë e rëndësishme e historisë, kulturës dhe traditës së Ulqinit është edhe Pazari i Vjetër i qytetit, që për fat të keq, sot nuk ekziston më ashtu siç ka qene dikur , Sipas të dhënave gojore thonë se ai kishte lulëzimin e tij dhe ishte Pazar i bukur dhe atraktiv.
Pazari i Ulqinit lidhej me linjat detare e tregtare. Dyqanet ishin vendosur në mbi 30 sokakët (rrugët) e pazarit, të cilat ishin ndarë sipas zanateve (zejeve) e ku punonin disa qindra zanatçinj e çirakë që mësonin e punonin çdo ditë. Brenda Pazarit të Vjetër kishte rregull dhe disiplinë të veçantë si edhe kryheshin shërbime kafeje, berberhaneje, hekurosje etj. Gjatë kohës së punës, tregtarët për nevojat e tyre komunikonin njëri me tjetrin me anë dritaresh të vogla dhe në fund të ditës së punës, dyqanet mbylleshin me taraba, qepena, si dhe siguroheshin me roje dhe elemente të tjerë sigurie.
Emisioni mbështetet nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi .
Ndiqni emisionin e plotë sot në ora 18,05 në valët e Radio Elitës në 93.9 FM si dhe live stream në internet në linkun: http://radioelita.moj-radio.stream