Most Viewed

Categories

Ambasadorja e Turqisë në Mal të Zi Songul Ozan me rastin e 4 vjetorit të tentativës për grusht shteti nga ana e organizatës terroriste FETO, tha se lufta kundër strukturës së FETO-s jashtë vendit vazhdon të jete një ndër pikat më me prioritet të agjendës së Turqisë

Me rastin e 4 vjetorit të grusht shtetit të dështuar në Turqi, Ambasadorja e Turqisë në Mal të Zi në një deklaratë për Radio Eliten ka folur rreth kësaj tentative të dështuar nga ana e organizatës terroriste Feto e cila me 15 korrik të vitit 2016 në Turqi synonte marrjen e pushtetit me forcë, pushtet i zgjedhur përmes votës së lirë dhe demokratike.
Ambasada e Turqisë këtë vit zgjodhi tu drejtohet opinionit me një deklaratë për shtyp sepse për shkak të pandemisë së koronavirusit ishte e pa mundur të organizonte pritje për mysafir dhe të ftuar ashtu siç ishte praktikuar vite me radhë. Duke kujtuar 15 korrikun e vitit 2016 Ambasadorja e Turqisë në Mal të Zi Songul Ozan nënvizoi se ajo çfarë ka ngjare atë dite, nuk ishte grusht shtet i mirëfilltë. Në momentet e para vijoi ajo, kur janë pare avionët luftarak mbi Ankara dhe Stamboll kemi kuptuar se diçka e pabesueshme po ngjet. Në orët ne vijim, ky përjetim i çuditshëm është sforcuar me të dhënat që kjo është diçka me shume se tentative për një grusht-shtet dhe se shkaktarët e kësaj ndodhie janë pasardhësit e Fetullah Gulenit. Është e pamundur tha me tej Ambasadorja Ozan që të gjinden fjalë adekuate për të përshkruar brutalitetin dhe tradhtinë, që kanë treguar atë mbrëmje pjesëtarët e grusht-shtetit. Ambasadorja Songul Ozan këtë e cilësoi si aktin terrorist me te përgjakshëm në historinë e Republikës së Turqisë. Ata kanë shfrytëzuar armë vdekjeprurëse kundër civileve të pafajshëm të cilët kane dalë në rrugë në mbrojtje të “demokracisë” së tyre dhe institucioneve. Në deklaratë me tej thuhet se puçistët kane vrarë ushtarakë të pafajshëm dhe komandantë të cilët kanë refuzuar që të jenë pjesëmarrës në këtë tentativë. Puçistët nënvizoi me tej Ambasadorja, kanë bombarduar Kuvendin e Madh Nacional të Turqisë, Kryesinë, Ndërtesën e Shërbimit Nacional Informativ dhe qendrën e njësisë speciale. Atë mbrëmje, janë vrare 251 shtetas turq ndërsa mbi 2000 janë plagosur. Sipas saj, 15 korriku ka qenë provim i mbijetesës dhe forcës për shtetin dhe demokracinë turke. Jemi krenar tha ajo që e kemi tejkaluar këtë provim. Forcat e armatosura dhe qytetarët që nuk kanë qenë pjesëtarë të forcave të policisë, si dhe mediat, të gjithë bashkë janë ngritur kundër puçistëve. Populli turk pavarësisht përkatësitë politike u ngrit dhe doli para tankeve dhe duke kërkuar të drejtat e tija demokratike ishte shembull i solidaritetit historik. Ambasadorja Ozan më tej veçoi se tashme është më se e qartë që pas kësaj tentative gjakatare qëndron Fetullah Gulen dhe pasardhësit e tij. Dëshira e tyre ka qenë që te marrin kontrollin ndaj shtetit turk. Gulen prej vitesh i ka orientuar pasardhësit e tij që të infiltrohen në të gjitha organet përgjegjëse shtetërore, siç është policia, organet gjyqësore forcat e armatosura dhe shkollat. Te ashtuquajturit “Gulenistë” paraqesin shembull tipik te radikalizimit të kultit personal. Nisur nga te gjitha këto, qeveria turke edhe para 15 korrikut ka ndërmarrë masa kundër kësaj organizate terroriste dhe burimeve të tyre financiare. Më pas Ambasadorja foli për masat konkrete qe janë ndërmarrë ndaj pjesëtarëve te FETO-s duke nënvizuar atë qe Turqia ka te drejte dhe obligim që të ndërmarrë masa të nevojshme kundër atyre qe janë të orientuar kundër shtetit dhe popullit. Në vende të ndryshme kemi zbuluar veprimet e pa ligjshme iniciuar nga strukturat e lidhura me FETO-n. Për më shumë se 120 anëtarë pjesëtarë të kësaj organizate terroriste, nga më shumë se 20 shtete si dhe ata që janë depërtuar në vendet e treta, është mundësuar depërtimi i tyre në Turqi. Më tëj znj. Ozan shtoi se deri tani në 38 shtete në tërësi ose pjesërisht është pezulluar aktiviteti i të ashtuquajturave kurse të gjuhës. 20 shkolla të këtij lloji janë bashkangjitur fondacionit Maarif. Krahas kësaj Turqia në 22 vende ka hapur shkolla të reja në kuadër të këtij fondacioni. Ne, tha Ambasadorja Songul Ozan jemi të përkushtuar ne forcimin e identitetit demokratik, sepse e dimë që kjo është mënyra e vetme e luftës kundër ç’do forme të terrorizmit dhe manifestimeve te tij. Pas tentativës së grusht shtetit të 15 korrikut shteti i Malit të Zi në çdo rast ka treguar përkrahje dhe solidaritet me ne tha Ambasadorja Ozan. Sipas saj Mali i Zi nuk i ka dhënë mundësi veprimi organizatës FETO në Mal të Zi , e me këtë ka dëshmuar miqësinë e vërtetë dhe aleancën që ka me ne. Andaj me këtë rast dëshiroj që Qeverisë së Malit të Zi, njerëzve të politikës, Bashkësisë Islame dhe të gjithë miqve të Malit të Zi edhe një herë ti falënderoj. Ne si shtet me përkrahjen dhe bashkëpunimin e miqve tanë siç është Mali i Zi, do të vazhdojmë me të njëjtën vendosmëri luftën kundër organizatës FETO. Me këtë rast ambasadorja Ozan uroj qeverinë dhe qytetarët e Malit të Zi me rastin e 13 korrikut ditës së shtetësisë së Malit të Zi.

Forgot Password