Mali i Zi nga nesër do të hap kufijtë për qytetarët e Serbisë, Kosovës, Bosnjë Hercegovinës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe vendeve perëndimore. Këtë e ka kumtuar drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha. Ai ka shtuar se sot do të mbahet mbledhja e trupit koordinues nacional në të cilën pritet të definohet mënyra e hyrjes së këtyre shtetasve në Malin e Zi. Hapja e kufijve vjen si kërkesë e vazhdueshme e përfaqësuesve të ekonomisë turistike.